Mbërrin i nxehti 42 gradë

05/08/2012 15:10

Tirana është e boshatisur në këto dite gushti. Një pjese e mirë e kryeqytetsave kanë udhëtuar drejt brigjeve të detit në vend apo dhe jashtë tij për të kaluar  pushimet verore. Por, i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit ka bërë që edhe ata të cilet vazhdojnë të qendrojnë në Tiranë të mos dalin nga shtëpia, të paktën në orët e pikut.

Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik, ditët më të nxehta ku termometri do të shënojë mbi 42 gradë në hije janë e hëna, e marta dhe e merkura, më pas do të shënohet një renie graduale.

”Ditën e sotme (të dielën),  temperatura do të jetë rreth 39 gradë, por duke nisur nga e hëna dhe sidomos të martën, vlerat e temperaturave në pothuajse të gjithë vendin do të jenë më të larta se 42 gradë celcius. Vetëm pas mesjavës ka një tërheqje graduale të kësaj mase të nxehtë dhe do të ketë një zbritje graduale me 4-5 gradë celius, me temperaturat që do të zbresin në 37 gradë”, u shpreh Rezarta Xhakollari, e Shërbimit Metereologjik të Forcave Ajrore.

Fundjava e ardhshme pritet të shënojë një rënie të temperaturave me 4-5 gradë celcius dhe vranëira  me rreshje lokale të izoluara, por sërish temperaturat mbeten të larta.

Në këto ditë të nxehta gushti, rekomandohet që të moshuarit, të semurët kardiake dhe femijët të mos ekspozohen në diell dhe të konsumojne sa më shumë lëngje për të evituar dehitratimin e trupit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA