Vrasësi i Denver ishte “denoncuar”

04/08/2012 02:00

Psikiatrja Lynne Fenton që kuronte vrasësin e Denverit, Xhejms Holms kishte paralajmëruar komisionin për sigurinë të Universitetit të Kolorados, për rrezikun që paraqiste pacienti i saj. Lajmi mësohet nga televizioni lokal KMGH.

Ajo ia kishte shprehur shqetësimin, ekipit të Vlerësimit të Sjelljes dhe Rrezikshmërisë, grupi i ekspertëve që shqyrton cdo kërcënim.

Universiteti nuk kishte marrë asnjë masë kundër studentit i cili më 10 qershor vendosi të braktisë doktoraturën në neuroshkencë, pak ditë pas dështimit në një provim dhe ishte kjo dita kur ai bleu armën, me të cilën do të kryente krimin në kinemanë e Aurorës, pranë Denverit.

Sipas televizionit lokal KMGH, universiteti nuk kishte lajmëruar as policinë e Aurorës për t’i komunikuar shqetësimin e doktoreshës Fejton. Kjo zbulohet disa ditë pasi qarkulloi në mediat amerikane, historia e bllokut që Holms i kishte nisur Universitetit, i mbetur në kutinë e postës.

24 vjecari ia kishte dërguar psikiatres dhe aty përshkruante masakrën. Por avokatët që mbrojnë 24 vjecarin, ndaj të cilit rëndojnë 142 akuza, për 12 të vrarët dhe 58 të plagosurit thanë se gjithcka e shkruar duhet të mos publikohet, të mbrohet nga sekreti profesional i mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA