Trukimet në Itali, kërkohen dënime të ashpra

04/08/2012 00:00

Pas refuzimit të paktit që u ofrua nga trajneri Konte, prokurori që ka
marrë përsipër t’i nxjerrë fundin skandalit të trukimit të ndeshjeve në
Itali ka kërkuar një dënim akoma më të ashpër për dy protagonistë të
tjerë të Juventusit aktual. Prokurori Stefano Palaci ka kërkuar 3 vjet e
6 muaj skualifikim për Leonardo Bonuccin, mbrojtësin e kombëtares
italiane që mund ta pësojë më rëndë se të gjithë.

Bonuci akuzohet për rol aktiv në manipulimin e rezultatit të ndeshjes mes Udinezes dhe Barit në 2010, kur ai luante asokohe për puljezët. Është kërkuar ndërkohë 1 vit pezullim për futbollistin tjetër të Juventusit Simone Pepe që është përfshirë në vallen e basteve pasi kishte dijeni mbi trukimet, por nuk ka denoncuar.

Pepe asokohe luante me Udinezen.

Prokuroria italiane ka kërkuar zbritjen një kategori më poshtë të Leces, duke imponuar një sanksion për të gjithë skuadrën ndërsa për Bolonjën, është kërkuar dënimi me heqjen e 2 pikëve dhe një gjobë 50 mijë Euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta