Shqipëri, gara e parë e varkave me vela

04/08/2012 00:00

Është çelur gara e parë ndërkombëtare e varkave me vela Durrës
International Sailing Regatta. Ajo do të zhvillohet për tre ditë
rradhazi me mbështetjen e bashkisë së Durrësit, ndërsa Top Channel eshte
partner mediatik i ketij aktiviteti te pare nderkombetar te varkave me
vela.

Me këtë rast në shëtitoren ‘Taulantia’ u organizua një ceremoni e veçantë gjate se ciles pershendeti Drejtori i Politikave te Zhvillimit në Bashki Sokol Kokomani qe vleresoi gjallerine dhe imazhin pozitiv qe aktivitete sportive te ujit i japin sezonit turistik ne Durres, duke u shnderruar ne terheqje te vertete per turistet.

Durrës International Sailing Regatta organizohet nga Yacht Club Albania, klub i themeluar në Durrës në vitin 2009, me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe të ‘Albania Yacht’. Në këtë garë marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, shtete keto nen flamurin e te cileve do të garojnë 26 sportistë.

Varkat që do të përdoren në këtë garë janë të llojeve Optimis dhe Laser. Garat do të zhvillohen deri në datën 6 gusht, ditë në të cilën do të ndahen edhe medaljet për fituesit. Për Shqipërinë në këtë aktivitet do të garojë sportistja e talentuar Iselda Carkanji. Qëllimi i zhvillimit të një aktiviteti të tillë është që të promovojë sportin e Velës jo vetem në qytetin bregdetar te Durrësit, por edhe në shkallë kombëtare. Madje së shpejti eshte parashikuar të hapet edhe një shkollë për këtë sport ku do të përgatiten sportistë me qëllim pjesëmarrjen në gara të rëndësishme ndërkombëtare dhe olimpiada.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta