
Rusia dhe Kina thonë se rezoluta për Sirinë, e miratuar në Asamblenë e
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, minon përpjekjet për paqe në këtë
vend.
Rezoluta kritikon edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, edhe Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Asad.
E hartuar nga Arabia Saudite, ajo është miratuar të premten me 133 vota për, 12 kundër dhe 31 abstenime.
Rusia dhe Kina, të cilat kanë bllokuar disa përpjekje në Këshillin e Sigurimit për të vendosur sanksione kundër Damaskut, kanë qenë në mesin e vendeve që kanë votuar kundër tekstit. Moska thotë se rezoluta i jep “mbështetje të hapur opozitës së armatosur”.
Sipas Pekinit, “duke i bërë presion vetëm Qeverisë siriane, kriza do të shëprndahet në vende të tjera të rajonit”.
Në Siri, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën 19,000 persona në 17 muaj trazira.
Top Channel