Si çdo vit, fillimi i gushtit ka shënuar pikun e numrit të të prekurve
nga infeksionet, të cilat favorizohen edhe më shumë nga temperaturat e
larta.

Mjekja infeksioniste në poliklinikën e specialiteteve nr.3 në Tiranë Imelda Zeqo në një prononcim për Top News tha se në këtë periudhë të nxehtë rreziku më i madh janë helmimet nga ushqimet dhe virozat e stinës.

Mjekja thotë se në këto ditë të nxehta, kujdesi nga temperaturat duhet të jetë maksimal nga të gjithë.

Një tjetër problematike e kësaj vere kanë qenë dhe infeksionet e lëkurës ku një shkak mendohet të jetë dhe frekuentimi i plazhit dhe pishinave.

Mjekët këshillojnë mjekim specific te specialisti, pasi i nxehti favorizon dhe përhapjen e këtyre infeksioneve.
 

Top Channel