Pistorius, në historinë e Olimpiadave

04/08/2012 00:00

Paraqitje e jashtëzakonshme në garën e 400 metrave e atletit afrikano-jugor Oscar Pistorius, që vrapon me proteza në këmbë.

Atleti i vecantë arriti kohën e dytë më të mirë në baterinë e tij, duke u kualifikuar për në turin tjetër. Për Pistorius, ky ishte rezultati më i mirë i këtij sezoni. Gara në këtë bateri u fitua nga i riu Luguelin Santos nga Republika Domenikane me kohën 45’04”, ndërsa Pistorius arriti kohën 45’44”. I treti u kualifikua rusi Maksim Dyldin, me kohën 45’52”.

Pistorius u nis më shpejt se zakonisht, duke marrë parasysh që starti për të është më i vështirë se për të tjerët për shkak të problemit të tij në këmbë. Përmirësoi shpejtësinë e tij në kthesë dhe e mbylli duke e ngadalësuar vrapin, duke qenë se tashmë e kishte siguruar kualifikimin.

Ne fund të garës afrikano-jugori shprehu emocionet e tij për kualifikimin dhe duke shpresuar për arritjen e një kohe më të mirë në garën e ardhshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta