NASA zgjedh tre kompani për planet hapësinore

04/08/2012 00:00

Tre kompani ajrore të hapësirës janë shpërblyer me 1.1 miliardë dollarë
nga NASA për të zhvilluar brenda pesë vjetëve të ardhshëm anije
komerciale kozmike për të transportuar astronautë në hapësirë.

Sierra Nevada Corporation, SpaceX dhe Boeing kanë marrë dritën jeshile nga NASA për zhvillimin e anije në fazën e ardhshme të një programi që synon të nisë industrinë komerciale të hapësirës dhe ta lejojë NASA-n që të përqëndrohet në prioritetet tjera.

Boeing ka marrë 460 milionë dollarë, SpaceX 440 milionë dollarë dhe Sierra Nevada 212.5 milionë dollarë. Boeing dhe SpaceX do të zhvillojnë kapsulën e ekuipazhit, ndërsa Sierra Nevada trupin e anijes.

“Sot, po shpallin një hap tjetër të rëndësishëm drejt  nisjes së astronautëve tanë nga toka amerikane në sistemet hapësinore të ndërtuara nga kompanitë amerikane”, ka thënë administratori i NASA-s Çarls Bolden.

NASA ka dhënë fonde disa herë në vitet e fundit për të inkurajuar zhvillimin komercial hapësinor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB