Italia: BQE të jetë konkrete

04/08/2012 03:00

Italianët kërkojnë masa konkrete për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare, ndërsa tregjet europiane e morën disi veten nga rënia e së enjtes, që pasoi deklaratën zhgënjyese të Presidentit të Bankës Qëndrore, Mario Dragi.

Ai tha të enjten se BQE është e gatshme të ndërhyjë, por pa përmendur masa konkrete.

“Analistët thanë se tregjet ishin duke pritur deklaratën e Dragit për më shumë masa konkrete po në vend të kesaj ai dha më shumë premtime dhe kësisoj tregjet shënuan rënie”, tha Lorenzo Spina, banor i Romës.

Kryeministri Mario Monti shprehu pasiguri të enjten kur tha: “Nuk e di nëse Italia do të kërkojë ndihmë nga Bashkimi Europian për të ulur kostot e huamarrjes”.

Komentet e tij erdhën pas deklaratës së Dragit, i cili nënvizoi se vendet duhet të dëshmojnë gatishmërinë për të ndryshuar, përpara ndërhyrjes së BQE-së.

“Nëse vendet nuk kanë vullnetin të heqin dorë, pak prej sovranitetit të tyre, ne do të shkojmë nga keq, tek më keq. Kjo është e qartë. Vetëm kur të heqim pak nga sovraniteti ynë, atëherë Banka Qëndrore Europiane do të jetë në gjendje të bëjë dicka. Do të shtypë kartmonedha dhe do të zgjidhë problemin”, tha Marco Bellotti, banor i Romës.

Tregjet europiane dhe monedha e përbashkët rimorën veten mëngjesin e së premtes, pas zhgënjimit që pësuan investitorët nga deklarata e Mario Dragit. Duke ruajtur të pandryshuar normën e interesit, BQE fshiu cdo shpresë për veprime të shpejta, për të ulur kostot e huamarrjes në Spanjë apo Itali. Blerja e letrave me vlerë, por mbi disa kushte, nuk do të nisë deri në Shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA