Hajduti shqiptar përplaset me shefin e policisë
04/08/2012 17:45
Një hajduti shqiptar në Itali i ka shkuar keq plani. Pasi i kishte vjedhur çantën një gruaje pensioniste në Bolonja, gjatë arratisë është përplasur me shefin e policisë së këtij qyteti.
Kuestori Vincenzo Stingone, i cili kishte dalë shëtitje me disa kolegë, e ka ndaluar 28 vjeçarin shqiptar pas një ndjekjeje të shkurtër dhe më pas ua ka dorëzuar atë agjentëve të patrullës.
I riu i kishte vjedhur çantën një gruaje 83-vjeçare, e cila kishte vetëm 50 euro, bashkë me një shokun e tij, i cili ka arritur t’u shpëtojë prangave të policisë.
Top Channel