Fushata kundër kancerit, Topalli takim në Petrelë

04/08/2012 00:00

Kryetarja e Kuvendit  Jozefina Topalli ishte në komunën e Petrelës në
Tiranë, në fushatën sensibilizuese “Së bashku kundër kancerit”.

Nën kembet e kalase se Petreles shumë vajza dhe gra të moshave të ndryshme, moren mesazhin e kesaj fushste sensibilizuese nga Kryetarja e Kuvendit. Zonja Topalli po shkon cdo jave ne qytete dhe komuna te ndryshme për t’i inkurajuar dhe bindur grate për rëndësinë jetike të analizave te Mamografise dhe PAP-testit.

Te dyja keto analiza ndihmojne ne diagnostifikimin dhe kapjen ne kohe te kancerit te gjirit dhe ne qafen e mitres, semundje keto qe po prekin gjithnje e me shume grate. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se do të punojë pa u ndalur në këtë inisiative në mbrojtje të shëndetit të grave, per te mundesuar që çdo grua, çdo vajzë dhe nënë shqiptare të kryejë falas analizat e PAP-testit dhe Mamografisë.

Duke inkurajuar gratë dhe vajzat të rrëzojnë murin e ndrojes dhe të frikës, për të bërë PAP-testin e Mamografinë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli konstatoi me kënaqësi rritjen e diagnostifikimeve vitet e fundit. Megjithate, zonja Topalli theksoi se ky lloj diagnostifikimi duhet te kthehet ne nje kulture te pergjithshme per grate dhe vajzat shqiptare, veçanerisht pas moshes 35-40 vjec.

Gjatë takimit, gratë dhe vajzat ne komunën e Petrelës morën shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme të mjekëve, të cilët po po mbështesin hap pas hapi, Kryetaren e Kuvendit në këtë fushatë në mbrojtje të shëndetit të grave.

Top Channel