Eastwood mbështet Romney-n

04/08/2012 00:00

Aktori dhe regjisori i famshëm amerikan, 82-vjeçari,  Clint Eastwood
mbështeti publikisht kandidatin republikan per Shtepine e Bardhe, Mit
Romney. Ai e shpalli perkrahjen e tij gjate nje evenimenti per mbledhjen
e fondeve elektorale ne Ketcën, Idaho.

“Vendi ka nevojë për një shtysë. Ai do të sjellë një sistem fiskal sic duhet, do të ketë barazi dhe personat nuk do të vihen njëri kundër tjetrit”, tha Eastwood.

Romney e quajti deklaraten e Eastwood, motivin e dites. Gjate mbledhjes se fondeve, aktori-regjisor mblodhi 2 milione dollare, nje rekord ne shtetin e Idaho-s. Me syzet e erreta “Ray Ban” ai u tregoi mbi 300 te pranishmeve si e kishte njohur Romney-n.

Eastwood xhironte filmin “Mistic River” në Boston dhe politikani kandidonte per postin e Guvernatorit te Masacusetsit. “Pashe spotin elektoral dhe thashe- po ky eshte djalosh shume simpatik per te qene Guvernator, i ngjan me shume nje presidenti”.

Nje reklame per Krajzlerin, e Eastwood, me rastin e SuperBoullit “Halftime in America” u konsiderua si ne mbeshtetje te presidentit Barak Obama, administrata e te cilit kishte shpetuar industrine automobolistike. Eastëood mohoi te ishte i lidhur politikisht me Obamen dhe spoti i tij nuk ishte vecse nje mesazh per shtimin e vendeve te punes dhe shpirtin e Amerikes”.  Eastwood, fitues i cmimit Oscar per filmin “Unforgiven” dhe “A million baby”  eshte republikan prej vitit 1951.

Ai ka qene nje mbeshtetes i Arnold Shvarceneger per postin e Guvernatorit te Kalifornise dhe Xhon Mek Kein si president. Megjithate eshte etiketuar si “liberal” sepse nuk ka hezitur te perkrahe edhe te kandidatete demokrate.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta