Skandali i basteve, kërkohet “dorë e hekurt”

03/08/2012 19:00

Prokurori i Komisionit të Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit, Stefano Palazzi, kërkoi ndëshkimet më të rënda të parashikuara nga kodi sportiv për dy futbollistët e Juventusit të përfshirë në skandalin e basteve, Bonucci-Pepe.

Nëse kërkesat e tij do të pranohen, Lecce do të zbresë në kategorinë e tretë (Lega Pro), ndërsa disa skuadra të Serisë A do ta nisin sezonin me pikë minus.

Përsa i përket trajnerit të kampionëve të Italisë, Antonio Conte, rasti i tij do të trajtohen në datën 8 gusht, por pasi Palazzi refuzoi të negocionte me pare për një ndëshkim më të ulët, duket se do të mbetet i vendosur për të kërkuar 1 vit e tre muaj pezullim.

Ndërkohë, pasditen e së premtes u komunikuan kërkesat e para të Prokurorisë Federale, midis të cilëve spikat kërkesa për dënimim e mbrojtësit 25-vjeçar, Leonardo Bonucci, me tre vjet e gjashtë muaj pezullim, për pjesëmarrjen në fiksimin e një ndeshje në kohën kur luante për Barin.

Ashtu si Bonucci, edhe Pepe akuzohet për fiksimin e ndeshjes Udinese-Bari të majit 2010.

Klubi i Lecce, i cili ka patur dijeni për manipulimin e disa rezultateve, mund të nisë sezonin e ardhshëm në Lega Pro.

Ndëshkimet e tjera të kërkuara gjatë së premtes ishin -2 pikë për Bolonjën, -1 pikë për Sampdorian dhe -5 pikë për Barin në fillim të sezonit të ardhshëm të Serisë B.

Midis emrave të rëndësishëm të përfshirë mes futbollistëve, spikat edhe ai i sulmuesit veteran Marco Di Vaio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA