Putin kundër dënimit të ashpër të tre muzikantëve

03/08/2012 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se dënimi kundër grupit të vajzave
“Pusi Rajot” nuk duhet të jetë i ashpër, por gjykatesit u shprehen të
kujdesshëm.

Tre vajzat protestuan kunder tij ne katedralen kryesore te Moskes dhe akuzohen per huliganizem. Ceshtja e tyre ka percare Rusine. “Nuk ka asgje te mire ne ate qe bene, por nuk mendoj se duhet te gjykohen shume ashper- u tha shefi i Kremlinit gazetareve ne Londer.

Tre muzikantet;Nadjezhda Tolokonikova, Marija ALekina dhe Jekaterina Samutsevic qendrojne ne qeli prej muajit shkurt, kur u arrestuan  pasi kenduan ne katedralen “Krishti Shpetimtar ne Moske”.  Vajzat ‘punk’ hyne ne Kishen Ortodokse me veshjet e tyre shumengjyrese dhe bertisnin: “O Shen Meri, na e hiq Putinin”. Gjyqi ndaj tyre nisi te henen. Nese denohen per huliganizem, mund te perballen me shtate vjet burg.

Top Channel