Londër 2012, nis atletika
03/08/2012 00:00
Mbretëresha e sporteve do të nisë sot garat e saj në “Londër 2012”. Sigurisht që bëhet fjalë për atletikën dhe 200 mijë persona do të jenë të pranishëm në stadiumin olimpik të Londrës për të asistuar këto gara.
Ditën e sotme do të zhvillohet finalja e 10 mijë metrave për femra, ku favoritet janë etiopianet. Spikat mes të tjerave Tirunesh Dibaba, kampione olimpike në vitin 2008 dhe atletja me kohën më të mirë në vitin 2012: 30:24.39.
Por, ajo që pritet me më shumë emocion do të jetë finalja e 100 metrave për meshkuj (të dielën, ora 22:50).
Xhamajkanët Usain Bolt, Yohan Blake e Asafa Powell si dhe amerikani Tyson Gay janë atletët që do të luftojnë për medaljen e artë.
Top Channel