Çiklistja ruse e sallave të mbyllura, Victoria Baranova, u përjashtua nga Lojrat Olimpike të Londrës pasi rezultoi pozitive ndaj testosteronit mashkullor.
22-vjeçarja duhet të debutonte në pistë ditën e premte, por ndërkohë kishte marrë fluturimin për në shtëpi prej disa ditësh, pasi lajmi ishte mbajtur fillimisht i fshehtë.
Baranova rezultoi pozitive gjatë një kontrollit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Bjellorusi, në datën 24 korrik.
“Çiklistja pranoi se kishte marrë substancën e ndaluar”, u konfirmua nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit.
Një seancë dëgjimore ishte parashikuar ditën e premte, por ajo u anullua si rrjedhojë e pohimit të Baranovës.
Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku, ishte i pari sportiest i përjashtuar nga Londër 2012 pasi rezultoi pozitiv ndaj steroidit stanazolol.
Top Channel