Londër 2012, Adriatik Hoxha, i fundit në gjyle

03/08/2012 12:05

Në ditën e parë të garave të atletikës, në eliminatoret e hedhjes së gjyles, sportisti ynë Adriatik Hoxha realizoi garën e tij në grupin A duke zënë vendin e 37 nga 40 pjesëmarrës, ku tre nga sportistët nuk kryen asnjë provë duke mos u klasifikuar.

22-vjeçari në provën e parë arriti 17.58 metra, në provën e dytë shkaktoi faull, ndërsa në të tretën arriti largësinë 17.13 metra.

Rezultati më i mirë personal i Hoxhës është 18.18 metra dhe këtij rezultati sportisti nga Lushnja nuk ka mundur as t’i afrohet.

 Rezultati më i mirë në raundin kualifikues u shënua nga amerikani Reese Hoffa me 21.36 metra.

Finalja e hedhjes së gjyles për meshkuj do të zhvillohet ditën e sotme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA