Kombet e Bashkuara thanë se Korea e Veriut ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ushqimore pas përmbytjeve shkatërruese të muajit të kaluar.
Vlerësimi është bërë nga zyrtarët e OKB-së në Phenian, pas vizitave në zonat e goditura të vendit, për të vlerësuar dëmin.
Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se të paktën 119 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pa strehë.
Dëmtimi i infrastrukturës dhe tokave bujqësore ka prekur tashmë tmerrësisht vendin duke bërë problem sigurimin e ushqimit.
Sipas OKB-së, zonat më të prekura janë qyteti Anju dhe qarku i Songchon në provincën e jugore të Phenianit, si dhe qarku Chonnae në provicën e Kangvon.
Banorët në këto zona kanë nevojë urgjente për furnizime ushqimore, si dhe ujë të pastër, pasi uji i puseve është kontaminuar nga kanalizimet gjatë përmbytjeve.
Një zëdhënës i OKB-së në Nju Jork konfirmoi se qeveria e Koresë së Veriut i ka kërkuar OKB-së furnizim emergjent me ushqime dhe karburant.
Top Channel