Roger Federer do të diskutojë medaljen e artë në finalen olimpike për meshkuj, mbi barin e fushës së tij të preferuar të karrierës, atë të Uimbëlldonit.
Megjithatë, pas ndeshjes me Del Potron në gjysmëfinale, duket se numri një në botë do të ishte i denjë edhe për një medalje tjetër olimpike, ate të maratonës.
Federer siguroi vendin në finale pas një seti të tretë epik, i cili përfundoi me rezultatin 19-17 në favor të tij, pasi “tie-break” nuk përdoret në setin final. Më përpara, Del Potro kishte fituar setin e parë 6-3 dhe iu afrua shumë suksesit perfundimtar, por humbi 6-7 në setin e dytë.
Me 4 orë e 26 minuta, kjo gjysmëfinale është ajo që ka zgjatur më shumë se të gjitha ndeshjet e tjera deri tani.
Finalisti i dytë do të përcaktohet nga një ndeshje gjysmëfinale midis Murray dhe Djokovic, e cila do të nisë të luhet nga ora 21:15 e së mërkurës.
Ndërkohë, midis femrave, rusja Maria Sharapova është e para që siguroi pjesëmarrjen e saj në ndeshjen për medaljen e artë. Rusja, e pozicionuar në vendin e dytë në botë, mposhti në dy sete 6-2, 6-3 bashkëkombasen Maria Kirilenko.
Në finale, ajo do të sfidohet nga amerikania Serena Williams ose bjellorusja Vika Azarenka.
Top Channel