Vizitë në Aushvic, kritika zyrtarit palestinez

02/08/2012 16:55

Një zëdhënës i grupit militant palestinez “Hamas” kritikoi një vizitë të një zyrtari vendas në kampin e vdekjes nazist, Aushvic.

Sipas zëdhënësit, “vizita e këshilltarit të presidentit Abbas, Ziad al-Bandak, ishte krejtësisht e pajustifikueshme dhe e padobishme”.

Në deklaratën e “Hamas”, shprehej distancimi nga ky akt i funksionarit dhe nga “pseudotragjedia” e vrasjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pretendim i fabrikuar nga propaganda.

Bandak vizitoi kampin e ndodhur në Poloni gjatë muajit korrik, në shenjë respekti ndaj personave që humbën jetën në izolim dhe në dhomat famëkeqe të gazit.

“Cila është zgjuarsia pas këtij hapi që mbështet hebrenjtë dhe krimet e tyre. As ata dhe as ne nuk besojmë që realisht gjashtë milionë izraelitë u vranë gjatë Luftës”, shkruhej në deklaratën e “Hamas”.

Sipas të dhënave historike, mbi gjashtë milionë është numri hebrenj u vranë nga Gjermania Hitleriane, midis të cilëve 1,2 milionë në kampin e përqendrimit të Aushvicit.

Lufta e Dytë Botërore, konflikti më i përgjakshëm i historisë, i kushtoi në total jetën 50-70 milionë personave në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA