Në këto ditë vere në doganën e Barit, ku shtohet në mënyre të ndjeshme
qarkullimi i pasagjerëve dhe automjeteve drejt dhe nga Shqipëria, nuk
ndalet aktiviteti i forcave të rendit.

Diten e merkure ne nje autobus te sapozbritur nga trageti ‘Adriatica’, u zbuluan gati 600 flakone Vitadox; nje medikament natyror i nxjerre nga helmi i nje lloj akrepi, shitet si mjekim kunder disa lloj tumoresh. Ky ilaç eshte i ndaluar ne Itali dhe ne pergjithsi ne vendet europiane, por shitet lirisht ne Shqiperi, i importuar nga Kuba ku prodhohet.

Sipas faqes zyrtare te Pharmamatrix çmimi ne Shqiperi, eshte 145 euro per 30 miligrame.Kapja e kesaj sasie te madhe te ketij medikamenti te ndaluar, u pershendet nga Luigi d’Ambrosio Lettieri, sekretari i Komisionit per Shendetësine prane Senatit Italian. Ai kujtoi se deri me sot, “prane Agjencise Italiane per Produktet Farmaceutike nuk eshte paraqitur asnje kerkese per marrjen e autorizimit dhe se ne nivel nderkombetar nuk ekzistojne studime shkencore qe te vertetojne efikasitetin e kesaj substance”.

E megjithate kjo nuk ndal ata qe shkojne ne Shqiperi posaçerisht per te blere kete medikament, te shtyre nga shpresa dhe deshperimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB