Texas, alarm për bombë në aeroport

02/08/2012 03:10

Aeroporti ndërkombëtar i San Antonios në Texas, është rihapur disa orë pasi u evakuuan të gjithë udhëtarët për shkak të një kërcënimi për bombë.

Nga kontrolli nuk u gjet asnjë pako e dyshimtë dhe pasagjerët u lejuan përsëri të hyjnë në ndërtesën e terminalit.

Më herët, fluturimet u vunë në pritje, pasi aeroporti mori një kërcënim me telefon në 14:00 me orën lokale.

Kanali lokal i lajmeve KENS 5 raportoi se një fluturimi u devijua, tre u anuluan, dhe 28 u detyruan të hasnin në vonesa.

Pasi aeroporti u rihap, zyrtarët paralajmëruan se në zonën përreth kishte trafik të rënduar rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA