
Riaktivizohet task force që do të kontrollojë zbatimin e ligjit
antiduhan në ambientet publike. Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo
kërkon të mos tolerohet asnjë lokal që shkel ligjin, pasi Ministria e
Shëndetësisë është e angazhuar për mbrojtjen e publikut nga dëmet e
ekspozimit të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit.
“Për të gjithë ata të cilët nuk do të jenë korrektë me zbatimin e këtyre dy ligjeve do të ketë masa disiplinore të propozuara nga drejtuesi i kësaj task force dhe sidomos masa edhe më të rrepta do të jenë për ata, të cilët janë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, por sidomos për ata që abuzojnë, për ata që e përdorin mandatin e task forcës, për të marrë rryshfete poshtë e lartë nga pronarët e lokaleve, të restoranteve dhe të lokaleve dhe që nuk zbatojnë pikërisht dy ligjet e sipërpërmendura”, tha ministri Tavo.
Task Force e ringritur do te funksionoje deri ne krijimin e Inspektoriatit Shtetëror qe mbulon fushen e shendetit. ‘Ne rast se do te vihen re shkelje nga inspektoret sanitare, – tha Tavo, – do te merren masa displinore daj tyre’.
Nderkohe qe nje tjeter task force do te ngirhet ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise, Shendetesise ,asaj te Mjedisit per te kontrolluar therjen e kafsheve dhe tregtimin e mishit ne te gjithe vend. Zbatimi i ligjit antiduhan, por edhe ngritja e task forces per kontrollin e tregut te mishit u theksuan nje dite me pare ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave nga kryeministri Berisha.
Top Channel