LIVE/ Nisin negociatat SHBA-Iran në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët
Policia në jug të Spanjës ka arrestuar tre të dyshuar si anëtarë të Al
Kaedës, në zotërim të sasive të eksplozivit dhe helmeve të ndryshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, sipas të cilave nga tre të dyshuarit, njëri është çeçen dhe tjetrit turk. Ata u ndaluan në Vijën e Konsepsionit dhe në Valdepenas.
Mendohet se tre personat po përgatisnin një sulm në Spanjë. Raportohet se është hera e parë që të dyshuarit kapen me kaq shumë eksploziv.
Ministri i Brendshëm spanjoll, Jorge Fernandez Diaz pritet të publikojë së shpejti detajet e operacionit të forcave të policisë.
Kjo e fundit dyshon se të paktën njëri prej tyre ka ndjekur një kurs trajnimi në Pakistan, bën të ditur e përditshmja “El Pais”.
Al Kaeda në gadishullin arabik kishte dhënë një mesazh të qartë në fillim të korrikut, duke kërkuar për “ujqër të vetmuar” spanjisht-folës si operativë të saj.
Top Channel