SHBA, thatësira më e rëndë e shekullit

02/08/2012 22:30

Zona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prekur nga thatësira u rrit në mënyrë drastike gjatë javës së fundit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte.

Më shumë se gjysma e shteteve kontinentale të SHBA-së janë tashmë duke vuajtur nga thatësira e pjesshme apo ekstreme, në bazë të Qendrës Kombëtare të Thatësirave, në Universitetin e Nebraskës.

“Duhet të kthehemi pas në dekadën e viteve 1930 për të gjetur një thatësirë po kaq të përhapur sa e tanishmja”, deklaroi metereologu Dave Hennen.

Rreth 93% e sipërfaqes së tokës së bukës në Misuri, 80% e Kansas dhe Nebraskës e dy të tretat e Kolorados bëjnë pjesë në kategorinë më alarmante.

Arkansas dhe Oklahoma, ku u regjistrua temperatura rekord prej 46 gradësh celcius, janë gjithashtu të goditura rëndë.

Rekordi i mëparshëm prej 45 gradësh ishte vendosur në vitin 1936. Përballë kësaj situate, disa qytete në shtetin e Oklahomës kanë nisur të racionojnë për banorët ujin, në mënyrë që të jenë të përgatitur përballë kësaj situate që mund të vazhdojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA