Roberto Carlos ka lajmëruar të enjten tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 39-vjeçare.
Mbrojtësi brazilian, i cili është bërë i famshëm në radhët e Real Madrid, ka luajtur në dy vitet e fundit me klubin rus Anzhi Makhachkala.
“Kemi rënë dakord që ndeshja e lamtumirës sime do të jetë Anzhi-Real Madrid”, theksoi mëngjarashi sipas mediave ruse.
Ndeshja mes ekipit spanjoll ku ka luajtur për 11 vite dhe klubit ku do të përfundojë karrierën do të luhet në Dagestan në një datë që mbetet për tu përcaktuar.
Edhe sezonin e kaluar Roberto Carlos u tërhoq përkohësisht nga futbolli për të ushtruar detyrën e zëvendëstrajnerit tek Anzhi.
Tashmë 39-vjeçari, kampion bote në vitin 2002 me Brazilin, do të jetë ndihmësi i trajnerit hollandez Guus Hiddink në klubin rus.
Top Channel