Franck Ribery ka deklaruar se Bayern Munchen është klub më i mirë se Barcelona dhe Real Madrid.
“Sezonin e kaluar mundëm Realin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Kjo tregon që Bayern është në të njëjtin nivel me skuadrat spanjolle në aspektin sportiv, ndërsa si klub mendoj se është edhe më i mirë”, theksoi ylli francez në një intervistë për ‘Sport Bild’.
“Pati një periudhë kur isha shumë pranë trasnferimit tek Barcelona, por jam i lumtur që do të vazhdoj karrierën time me bavarezët”, shtoi Ribery.
“Duhet të dëgjoni se si flet gruaja ime për Mynihun dhe klubin kur shkojmë në Francë. Është shumë e lumtur me jetën dhe në kokën time e kam shumë të qartë: të jetë për mua e përfundoj karrierën me Bayern Munchen”, deklaroi 29-vjeçari.
Top Channel