Putin vizitë në Londër

02/08/2012 04:11

Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë udhëtimin e tij të parë në Britani pas shtatë vjetësh, kur ishte i pranishëm në një vizitë jozyrtare.

Vec të tjerave, arsyeja e vizitës së tij është edhe ndjekja nga afër e Lojrave Olimpike duke qenë se edhe është një rrip i zi në xhudo.

Putin është një ish-kampion i xhudos në Shën Petersburg dhe ka lëshuar më parë një video për të promovuar këtë sport.

Z. Putin do të takohet edhe me kryeministrin David Cameron për bisedime në Downing Street rreth konfliktit në Siri.

Në lidhje me këtë cështje, zëdhënësi i zotit Putin tha se presidenti rus do të mbrojë atë që ai e quajti “një argumentim të mirë të Moskës, me pozita të qëndrueshme dhe absolutisht të qarta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA