Londër 2012, tjetër skandal trukimesh

02/08/2012 18:50

Pas badmintonit, një tjetër trukim u zbulua në Olimpiadën “Londër 2012”. Trajneri i ekipit të futbollit të Japonisë për femra pranoi se i ka urdhëruar lojtaret e tij të mos fitonin ndeshjen ndaj Afrikës së Jugut, takim që përfundoi në barazim 0-0.

Norio Sasaki donte që skuadra e tij të vazhdonte stërvitjen në Kardif (Uells) dhe nëse do të fitonin ndaj kombëtares afrikano-jugore, japonezet duhet të udhëtonin në Gllazgou (Skoci) për ndeshjen ndaj Francës.

Ndërsa me barazimin e arritur, përfaqësuesja japoneze për femra do të qëndrojë në Uells ku pret të luajë ndaj Brazilit.

“Më vjen keq për ndeshjen që bëmë, por faji është imi dhe jo i vajzave. Ishte shumë e rëndësishme për ne të qëndronim në Kardif dhe të mos bënim një udhëtim të gjatë”, shprehet Sasaki.

Ky pohim vjen pas përjashtimit të tetë lojtareve të badmintonit nga fshati olimpik pasi në ndeshjet mes tyre po luftonin për të humbur në mënyrë që të kishin një short më të favorshëm në raundin tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA