Një tifoz lituanez është gjobitur me rreth 3 mijë dollarë sepse gjatë një ndeshjeje basketbolli të Olimpiadës “Londër 2012” ka bërë përshëndetje naziste ndaj disa lojtarëve me ngjyrë.
36-vjeçari Petras Lescinskas është ngritur disa herë nga vendi i tij duke ngritur njërën dorë, ndërsa dorën tjetër e vinte në buzë duke lënë të kuptohej se ishte mustaqja e Hitlerit. Lituania po luante ndaj Nigerisë kur tifozi nisi “spektaklin” e tij.
Lescinkas doli para gjyqit ditën e mërkurë dhe u mbrojt duke thënë se në vendin e tij këto gjeste ishin të lejueshme.
Sipas ‘The Sun’, gjykatësja tha: “Përshëndetja naziste është një ofendim direkt për të gjithë ata që kanë humbur jetën gjatë Holokaustit dhe për ndikimet e tij në shoqëri. Nuk e pranoj justifikimin se në Lituani këto gjeste lejohen. Jam e bindur se të gjithë bashkëatdhetarët tuaj distancohen nga veprime të tilla.”
Top Channel