Londër 2012, 20 medalje për Phelps
02/08/2012 21:45
Michael Phelps ka fituar finalen e 200 metrave stil i përzier në “Londër 2012” duke e çuar në 20 numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.
Notari amerikan ka lënë pas bashkëkombasin e tij Ryan Lochte, i cili fitoi medaljen e argjendtë dhe hungarezin Laszlo Cseh, i cili fitoi medaljen e bronztë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominuan në ditën e gjashtë të Lojërave Olimpike pasi në garën e 200 metrave stil bretkosë amerikani Tyler Clary për meshkuj dhe amerikania Rebecca Soni për femra fituan medaljen e artë.
Top Channel