Kinë, masakër në rrugët e qytezës
02/08/2012 16:20
Një adoleshente vrau tetë persona dhe plagosi pesë të tjerë në një sulm me thikë në krahinën Liaoning në Kinë, lajmëroi të enjten media zyrtare.
Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit, në qytezën e Yonglingut.
Midis viktimave përfshihen edhe dy të afërm të së dashurës së vrasësit e gjashtë persona të tjerë të rastërsishëm. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë në një spital rajonal.
Vrasësi 17-vjeçar u ndalua në vendngjarje nga forca policore dhe besohet se sulmi i tij u motivua nga mospranimi i lidhjes së tij me një bashkëmoshatare, nga familja e kësaj të fundit.
Gjashtë personat e vrarë rastësisht ishin të gjithë dëshmitarë pamorë. Asnjë e dhënë tjetër nuk u bë publike nga media zyrtare.
Top Channel