Francë, e lirë gruaja që vrau tetë fëmijët e saj

02/08/2012 21:45

Dominique Cottrez, gruaja franceze që pranoi në vitin 2010 vrasjen e tetë prej fëmijëve të saj të sapolindur, u la e lirë nga një gjykatë me kusht që të vazhdojë të mbikqyret, raportoi media franceze mbrëmjen e së enjtes.

Ajo u lirua nga gjykata e apelit të qytetit verior të Duasë, pranë qytetit verior të Lilës, me kusht që të vazhdonte të merrte ndihmë psikologjike.

Cottrez mbahej e burgosur që prej korrikut të dy viteve më parë, kur në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj u gjetën mbetjet e tetë foshnjeve.

Lirimi i nënës vrasëse është bërë mbi baza ende të paqarta, ndonëse dyshohet se në fund ajo u gjykua e paaftë mendërisht për të kuptuar krimet e saj.

Në mënyrë të habitshme, bashkëshorti i saj nuk kishte mësuar asgjë për mbyetjen e foshnjeve menjëherë pas lindjes ndërmjet viteve1989-2006, pasi gruaja në të 40-tat e vona arrinte të fshihte shtatzaninë nëpërmjet obezitetit të saj.

Cottrez, në gjykimin e saj të parë parë u justifikua për vrasjet duke thënë se ishte përdhunuar sistematikisht nga babai i saj dhe se fëmijët ishin pasardhës të incestit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA