Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet Shtetet e Bashkuara do të mbështesin kryengritjen kundër regjimit të
Bashar Al Asadit në Siri. Siç raporton gjiganti mediatik CNN, Presidenti
amerikan Barak Obama nenshkroi nje urdher qe do te garantojë perkrahje
sekrete per kryengritesit siriane, nga CIA apo Agjensi Amerikane e
Inteligjences.
Nuk eshte ende e qarte se kur presidenti firmosi kete urdher per Sirine, por mesohet se kjo kishte ndodhur muaj me parë. Pas deshtimit te rezolutes kunder Damaskut, muajin e kaluar ne Keshillin e Sigurimit, administrata Obama deklaroi se do te hidhte hapat e pare per te ndihmuar opoziten siriane. Po njesoj kishte vepruar presidenti amerikan ne mbeshtetje te kryengritjes ne Libi, kunder ish-udheheqesit Muamar Gaddafi.
Lloji i ndihmes nuk eshte specifikuar ende. Uashingtoni ka perjashtuar armatosjen e kryengritesve, duke i garantuar vetem ndihme me pajisje komunikimi.Zyrtaret amerikane thane per CNN se Uashingtoni po bashkepunon me vendet qe furnizojne me arme kryengritesit, perfshire Arabine Saudite dhe Katarin, per te zbuluar grupet, per te cilet ndihma do te ishte e vlefshme. Sherbimet amerikane te Inteligjences do te mbledhin informacione per levizjen e trupave, qe me vone do t’i kaloje kryengritesve.
Javen e kaluar, Departamenti i Thesarit miratoi nje licensen qe i lejonte Grupit te Mbeshtetjes Siriane me qender ne Uashington t’i jepte ndihme direkte financiare “Ushtrise se Lire Siriane”. Eskpertet e marredhenieve nderkombetare i sygjerojne Uashingtonit te ndihmoje ne armatimin e kryengritesve. Te merkuren, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se ka vendosur menjane 25 milione dollare per opoziten siriane dhe 64 milione te tjere si ndihme humanitare per popullin sirian. Kjo e fundit perfshin edhe perkrahjen e mijera refugjateve siriane, te cilet kane vendosur te braktisin vendin.
Top Channel