Cameron-Putin: Në një mendje për Sirinë

02/08/2012 16:10

Britania e Madhe dhe Rusia dëshirojnë që të shikojnë sa më shpejt një fund të gjakderdhjes në Siri, deklaroi Kryeministri i Britanisë, David Cameron dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit të tyre zyrtar në Londër.

”Ndonëse përceptimi i krizës nuk është i njëjtë nga të dy vendet, qëllimi përfundimtar i Rusisë është i njëjtë me atë të vendit tonë, një fund sa më i shpejtë i luftës civile që po përgjak Sirinë”, deklaroi Cameron në konferencën zyrtare për shtyp.

Përveç krizës siriane, edhe marrëdhëniet tregëtare midis dy vendeve ishin në fokus të bisedimeve, në udhëtimin e parë të Putin në Britani në shtatë vjet.

Zyrtarisht, Presidenti i Rusisë udhëtoi në Londër për të ndjekur disiplinën e xhudos në Olimpiadë. Ai vetë mban një rrip të zi në këtë sport.

Rusia ka kundërshtuar me vendosmëri deri tani thirrjet e SHBA dhe vendeve të tjera perëndimore për sanksione të ashpra ndaj Sirisë, në të njëjtën kohë që ka mbështetur regjimin e al-Assad me armë dhe nëpërmjet të drejtës së vetos në OKB.

Së fundmi, Rusia dhe Kina ishin vendet që bllokuan një rezolutë të radhës në Këshill të Sigurimit, që do të impononte masa të reja shtrënguese,

Muzikantet britanike përmes një letre të botuar në gazetën Times i kërkuan Moskës t’i japin një gjykim të drejtë tre vajzave ruse të grupit “Pusi Rajot” që akuzohen për nxitje të urrejtjes fetare, sepse rregjistruan në katedralen kryesore të Moskes një këngë anti-Putin.

Duke iu kthyer marrëdhënieve mes Moskës dhe Londrës, ato u përkeqësuan në 2006, pas vrasjes se ish-agjentit të KGB-së Aleksandër Litvinenko, një prej kritikëve të ashpër të Putinit. Rusia kundërshtoi ekstradimin e Andrei Lugovoit, që sipas prokurorëve britanikë është i dyshuari kryesor për vrasjen. Por pavarësisht përplasjes, dy vendet janë zotuar të punojnë së bashku për tregtinë, sigurinë dhe cështje të tjera.

Vizita e fundit e Vladimir Putinit në Britaninë e Madhe, daton korrikun e vitit 2005, ku ai mori pjesë në samitin e G8-ës në Glin/Igëlls. 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA