Tregjet europiane pësuan rënie pasi guvernatori i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi, deklaroi gjatë ditës se BQE do të gjejë mënyra për t’i ardhur në ndihmë vendeve në vështirësi financiare “brenda disa javësh”.
Analistët shpresonin se Draghi mund të shpallte një veprim konkret dhe të menjëhershëm për ndreqjen e situatës.
Njëkohësisht, kreu i BQE-së nuk dha garanci të plota për vendet në vështirësi, duke thënë se “ndihma e bankës nuk do të jetë pa kushte dhe se çdo vend që do të ketë nevojë për një dorë, duhet më parë të plotësojë disa kritere”.
Këto deklarata bënë që bursa e Milanos dhe e Madridit të pësonin një rënie të menjëhershme, ndërsa interesi për huamarrjen u rrit gjithashtu drastikisht.
Më parë, BQE vendosi që të mbante normën bazë të interesit të pandryshuar në nivelin më të ulët historik, prej 0,75%.
Një normë e ulët interesi favorizon rritjen e likuiditetit në tregje dhe inkurajon kreditimin, në vend të depozitave.
Në fjalën e tij, Draghi përsëri edhe një herë se monedha euro është e pakthyeshme dhe se disa interesa për letrat e thesarit që emetojnë vendet europiane vazhdojnë të jenë në mënyrë të paarsyeshme tepër të larta.
Top Channel