Me një fond prej 54 milionë lekësh Bashkia e Tiranës po bën zgjerimin e
rrugës pranë rreth-rrotullimit tek Dogana në Tiranë, për të lehtësuar
trafikun në këtë aks rrugor.
Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se kjo është një ndërhyrje provizore.
“Brenda 15 gushtit do të përfundojë ndërhyrja emergjente në rreth-rrotullimin e doganës që është për momentin edhe pika më e ngarkuar e trafikut në Tiranë. Me një fluks prej 25 mijë automjetesh në ditë hyrja në Tiranë dhe në momente të vecanta dalja nga Tirana për kohë të gjatë është një ngërc i madh për qytetarët e Tiranës dhe për gjithë shqiptarët që hyjnë e dalin në kryeqytet. Për këtë arsye në jemi mobilizuar për zgjidhjen e këtij problemi nëpërmjet krijimit të korsive shtesë, përkthimin në Unazën e Re, por edhe në pjesë të tjera të rreth rrotullimit të doganës, disiplinimit të kalimit të këmbësorëve nëpërmjet një sistemi të vendosjes së kangjellave nëpër trotuaret e reja dhe të rindërtuara dhe vendosjes së sinjalistikës vertikale dhe horizontale”, tha Basha.
Sipas kryetarit te Bashkise javen qe vjen do te zhvillohet tenderi per te vijuar punimet ne segmentin e Unazes se Madhe, qe nis nga shkolla teknologjike deri ne Sauk. Pasi te kete perfunduar Unaza e Madhe do te rishikohet mundesia per te nderhyre serish ne rrethrrotullim nese do te jete e nevojshme te behet me nivele. Nderkohe qe sipas Bashes nje tjeter investim i rendesishem eshte ngritja e qendre se kontrollit të trafikut, si dhe rehabilitimi i sistemit te semaforeve.
Top Channel