“Ta bëjmë Amerikën të sigurt përsëri”/ Banderola me foton e Trump vendoset në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, qëllimi dyshohet të jetë…
Autoritetet afgane deklarojnë se tetë rebelë të cilët dyshohet se po planifikonin sulme në qendër të Kabulit janë vrarë në një betejë me forcat e sigurisë.
Këto të fundit bastisën shtëpinë ku ata ishin strehuar, në lindje të qytetit, dhe luftimet shpërthyen në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Beteja zgjati për gjashtë orë. Dhjetra shtëpi u evakuan dhe automjete që përmbanin sasi eksplozivi u gjetën në vendin e ngjarjes.
Operacioni i forcave të sigurisë u krye pas marrjes së një informacioni, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Të njëjtat burime thonë se tre automjete të mbushura me eksploziv u janë sekuestruar rebelëve, të cilët ishin të pajisur edhe me jelekë vetëvrasës e armë të tjera.
Tre rebelë, me telekomanda kontrolli dhe udhëzime për sulme të sofistikuara në zona të ndryshme të qytetit u arrestuan gjatë natës në Kabul, ka deklaruar shefi i policisë së kryeqytetit, gjenerali Mohammad Ayub Salangi për BBC.
“Ky ishte një plan i madh, falë Zotit arritëm ta ndalnim”, ka deklaruar ndërkohë zëdhënësi i agjencisë së inteligjencës Latifullah Mashal për “Associated Press”.
Ndërkohë, guerrilasit talebanë kanë mohuar përfshirjen e militantëve të tyre në këtë atentat që mund të kishte marrë shumë jetë njerëzish të pafajshëm.
Top Channel