Plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, arrestohet 39-vjeçari në Berat
Zonat e thella te Tropojës kanë një sistem rrugësh shumë të amortizuar.
Veçanërisht situata vështirësohet në dimër, kur rrugët bëhen pothuajse e
pamundur për t’i pastruar edhe nga bora.
Kjo situate ka sjelle largimin masiv te banoreve te ketyre zonave qe kane nje natyre shume te bukur dhe burime te pashtrytezuara. Se fundmi ka nisur punen rikonstruksioni i 2 segmenteve ne komunen Tropoje, rruga Sopot-Kërnaje, rreth 7 kilometra dhe Tropoje-Bucaj 5 kilometra Keto jane pjese e rrugeve rurale qe po rikonstruktohen me financim te qeverise dhe bankes islamike dhe po realizohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në ditën e fillimit të punimeve për këto akse rrugore, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci deklaroi se jane rreth 6 mije banore te cileve do t’u sherbeje kjo rruge.
Nëpërmjet rikonstruksionit të këtyre dy segmenteve do të lidhen me rrugën nacionale dhe me qytetin e Bajram Currit, 12 fshatra të komunës Tropojë, duke larguar nga izolimi rreth 6000 banorë, të cilët për më shumë se gjysmën e vitit nuk i përdornin dot normalisht këto rrugë.
Përfundimi i punimeve i cili është parashikuar në Gusht të vitit të ardhshëm do të ofrojë shërbim të përmirësuar të transportit duke shkurtuar kohën e udhëtimit në 15 minuta nga 50 minuta që duhen aktualisht”.
Top Channel