Peshëngritje, reagimet për dopingun

01/08/2012 20:50

Federata Shqiptare e Peshëngritje reagoi pas akuzave të lëshuara në “Top-Channel” nga kryetari i delegacionit olimpik shqiptar në Londër, Viron Bezhani, në lidhje me nivelin e trajnerëve të dërguar dhe me hipotezat për dijeninë mbi pozitivitetin e peshëngritësit Hysen Pulaku.

Sekretari i Federatës, Ilir Kraja, i cilësoi këto deklarata si vetëm shpifje të pabaza dhe për këtë do t’i drejtohet organeve të drejtësisë. Përsa i përket çështjes së dopingut të Pulakut, Kraja ashpërsoi tonet duke i bërë deri thirrje policisë e prokurorisë.

“Të gjithë sportistët, kur marrin rezultate të mira dhe shpërblime ikin në shtëpinë e tyre, ndërsa kur ndodh rasti i dopingut, fajin e ka vetëm Federata e çdo përgjegjësi na mbetet neve. Kontrata përcakton se sportisti dhe trajneri janë përgjegjës për çdo dëmtim që i bëhet Federatës dhe do të gjobiten, sipas rregullave që janë në fuqi nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IËF). Pas kësaj gjobitje (ndaj Pulakut), unë them se duhet të jenë organet e shtetit shqiptar ato që duhet të veprojnë, që këta sportistë dhe trajnerë të vendosën përpara përgjegjësisë”.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm akuzoi KOKSH-in si fajtor për mosmarrjen e masave parandaluese, për moskryerjen e kontrollove paraprake anti-doping, përpara nisjes së skuadrës olimpike në Londër.

“Ishte mundësia që këto analiza të dërgoheshin në një laborator në Këln të Gjermanisë dhe brenda 24 orësh do të kishte ardhur përgjigja. Duhet të ishte një masë parandaluese. Është KOKSH-I ai që merr përsipër organizimin e këtyre kontrolleve. Kemi marrë garanci nga të gjithë këta njerëz që sportistët tanë janë të pastër. Po ashtu, në rastin e Pulakut, përpara se të nisej unë komunikova personalisht me të dhe më siguroi që ishte krejtësisht i pastër”, vazhdoi Kraja.

Duke komentuar rastin e zbulimit me doping të peshëngritësit Pulaku, Sekretari i Federatës shtoi: “Rasti i tij është i zbulimit me anabolizantë, stanozanol, i cili ka një dënim prej katër vitesh. Është një rast i turpshëm për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes”.

Hysen Pulaku ende nuk është paraqitur në FSHP dhe nuk ka informacion nga kjo Federatë për të, që prej përjashtimit një ditë përpara se të nisnin zyrtarisht Lojrat Olimpike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA