Plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, arrestohet 39-vjeçari në Berat Më shumë se 100 të burgosur shqiptarë nga afro 180 që ndodhen nëpër
burgjet e Britanisë mund të transferohen në Shqipëri për të kryer
dënimin e mbetur.
Kjo eshte marreveshja e arritur te marten ne Londer mes Ministrise Britanike dhe asaj shqiptare te Drejtesise.
Ne baze te marrveshjes edhe ata shtetas britanikë qe ndodhen ne burgjet shqiptare do te mund te rikthehen ne Britani. Autoritetet e burgjeve do te fillojne menjëherë identifikimin e te burgosurve shqiptare qe plotesojne kriteret e transferimit, nderkohe qe marrveshja pritet te ratifikohet nga parlamenti britanik dhe ai shqiptar.
Marreveshja eshte e treta qe Londra ka arritur kete vit pas asaj me Libinë dhe Ruanden. Kjo marreveshje do te ndikoje ne transferimin e afro 3900 te huajve qe Agjensia britanike e Kufirit po tenton t’i deportojë pas lirimit nga burgjet britanike.
Ministrit britanik pergjegjes per burgjet, Crispin Blunt, tha se “ne besojme se kur eshte e mundshme, te burgosurit e huaj duhet te vuajne denimin neper burgjet e vendeve te tyre. Kjo do te kursejë jo vetem fonde per Britanine, por do te thote se keta te burgosur do te jene prane familijeve te tyre ”Hyrja ne fuqi e marreveshjes do te varet nga shpejtesia e ratifikimit te saj nga parlamentet respektive.
Top Channel