Ndërron jetë shkrimtari Gore Vidal

01/08/2012 00:00

Ndërroi jete në moshen 86-vjeçare, në shtëpinë e tij në Los Anxheles, shkrimtari dhe skenaristi amerikan Gore Vidal.

Gjendja e tij u rendua pas nje pneumonie. Vidal konsiderohet si nje prej gjigandeve te letersise amerikane, po aq sa Norman Mejler dhe Truman Kapote. I afte te mbikeqyre e perthithe me shpejtesise realitetin, me veprat e tij ofroi nje vizion jo konvencional dhe te guximshem. Kur ishte vetem 22 vjeç, ne 1948 shkaktoi ortekun e reagimeve te kritikes- me vepren e tij “Statuja e Kripes”, ku foli hapur per homoseksualitetin.

Per thuajse 30 vjet Vidal jetoi ne Itali, fillimisht Rome e me pas Ravello. Eshte shfaqur edhe ne filmin e Fellinit “Roma”. Pas vdekjes se mikut te tij Hauard Osten, ne 2005 shiti shtepine ne Ravelo dhe u kthye ne Los Anxheles.

Pa me te voglin ngurrim, Vidal i shpallte idete e tij politike.Disa here kishte tentuar, megjithese pa sukses- te niste karrieren politike. Te deshtuara rezultuan perpjekjet per te hyre ne kongres ne vitin 1960 dhe ne 1982.

I pelqenin “debatet me muskuj” ne televizion, siç i quante ai. Ai u pozicionua si nje prej kritikeve te ashper te administrates Bush. Vitet e fundit, krijimtaria e tij iu dedikua monografive politike. Per sulmet e 11 shtatorit -Vidal tha- se ishin parashikuar nga sherbimet sekrete amerikane. I lindur ne 1925 si Euxhin Luter Vidal, ai ishte pasardhes i nje prej dinanstive me te medha politike ne Amerike. Gjyshi i tij ishte senator dhe i ati sekretar i Aviacionit gjate presidences se Ruzveltit. Vidal qe perdori si emer, mbiemrin e vajzerise se te emes- besonte se dy djajte e botes ishin hipokriza dhe pandershmeria dhe ne Amerike i kishte eksploruar te dyja ‘Ad Nauseam’.

Top Channel