“Ta bëjmë Amerikën të sigurt përsëri”/ Banderola me foton e Trump vendoset në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, qëllimi dyshohet të jetë…
Energjia elektrike është rikthyer pas një terri prej dy ditësh që përfshiu pjesën më të madhe të Indisë. Më shumë se 600 milionë persona u prekën nga “black-out” i shkaktuar nga rënia e tre rrjeteve elektrike.
Tashmë, sipas BBC, kaosit që shkaktoi errësira ku u zhytën shumë qytete indiane i ka ardhur fundi. Shefi i Korporatës Elektroenergjitike indiane, SK Soone, theksoi se energjia është rikthyer në 20 nga 28 shtetet indiane që ishin prekur nga defekti i madh.
Mungesa e energjisë elektrike shkaktoi probleme me transportin publik dhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Në lindje të Indisë, rreth 200 minatorë u bllokuan nëntokë për shkak se ashensorët nuk punonin. Sipas zyrtarëve, këta minatorë tashmë janë shëndoshë e mirë.
Në një deklaratë të bërë në televizionin shtetëror të martën paradite, Ministri i Energjitikës Sushil Kumar Shinde fajësoi për këtë krizë vetë shtetet indiane të cilat, sipas tij, marrin më shumë energji nga rrjetet se sa u takon.
“U kam bërë apel të gjithë shteteve që të ndalojnë këtë gjë dhe u kam dhënë urdhër zyrtarëve të dënojnë shtetet që kanë shkaktuar këtë krizë energjitike”, u shpreh Shinde.
Top Channel