LIVE/ Nisin negociatat SHBA-Iran në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka mbërritur në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, duke nisur kështu turin e saj në kontinentin afrikan.
Cështjet e sigurisë do të jenë kryesore në axhendën e Clinton në turin që nis disa muaj pasi militantët islamikë kanë pushtuar disa pjesë të Malit, vendit fqinj me Senegalin.
Turi 11-ditor i Sekretares amerikane të Shtetit do të përfshijë edhe vizita në Sudanin Jugor, Ugandë, Kenia, Malavi, Afrikë të Jugut dhe Ganë.
Hillary Clinton do të takohet me presidentin senegalez Macky Sall dhe pritet që Clinton të vlerësojë zgjedhjet e fundit në Senegal duke e konsideruar këtë vend si një shembull demokracia në Afrikë.
Gjatë turit, Hillary Clinton do të takohet edhe me liderin anti-aparteid të Afrikës së Jugut, 94-vjeçarin Nelson Mandela, i cili tashmë jeton në vendlindjen e tij Qunu.
Top Channel