
Autori i vrasjes së foshnjës treditëshe Hysen Biba doli para gjykatës
për t’u njohur me akuzën që rëndon mbi të, ‘vrasje në rrethana të tjera
cilësuese ndaj të miturit’, që sipas Kodit Penal parashikohet dënimi jo
më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.
Gjatë 10 minutave seance me dyer të mbyllura prokurori i kërkoi gjyqtarit Ilir Çeliku masën e arrestit me burg, ndersa shpjegoi rrethanat e krimit te zbardhura nga hetimt e deritanishme. Prokurori deklaroi se Hysen Biba e hodhi foshnjen nga dritarja e katit te katert ne çastin qe kishte shkuar per te vizituar bashkeshorten, dhe siç theksoi prokurori sapo e ka marre ne dore femijen e ka kryer kete veprim pa thene asnje fjale.
Ndersa i akuzuari nuk pohoi asgje tjeter pervec gjeneraliteteve te tij, avokati mbrojtes Gezim Allaraj i kerkoi gjykates te kryhet hetim mbi gjendjen mendore te 29-vjeçarit pasi sipas tij, Hysen Biba po kurohej prej kohesh nga çrregullimet mendore.Te njejten gje avokati deklaroi edhe para mediave.
“Deri tani unë kam siguruar disa dokumenta zyrtare, që ai para ngjarjes ishte duke u mjekuar, për shkak se kishte kaluar edhe më përpara dhe në momentin e ngjarjes, disa turbullima të forta psikike që kanë bërë të mundur moskontrollimin e veprimeve të tij dhe sic ka rezultuar ka ardhur edhe pasoja e padëshirueshme”, tha Allaraj.
Daja i te pandehurit Mehmet Toshi shpjegoi jashte gjykates se nipi i tij kishte dhunuar ne 10 korrik te emen dhe per kete i kishin kerkuar spitalit psikiaktrik qe ta kuronte
“I kam kërkuar mjekes që do ta kuronte që ky person duhej shtruar në spital dhe nuk e di cfarë duhet të bëjë një person që të shtrohet në spital. Përvec shenjave të agresivitetit në familje, dhunës, cfarë duhet të bëjë tjetër?” thotë Toshi.
Pas vrasjes se foshnjes ne maternitetin “Koço Gliozheni” kjo drame po zhvillohet mes dy familjeve, nga njera ane famija e Hysen Bibes dhe nga ana bashkeshortja e tij. Mesohet se varrimi i foshnjes eshte kryer nga familjaret e vrasesit, ndersa familja e Luljeta Bibës ka refuzuar te marre pjese ne ceremonine mortore.
Dëshmia në polici: E hodha foshnjën për inat të gruas
Hysen Bibaj është shfaqur i lëkundur para hetuesve, të cilët kanë zhvilluar seanca maratonë për marrjen në pyetje. Pas arrestimit të 29-vjeçarit në orët e vona të së hënës, ai është marrë disa herë në pyetje, për të zbardhur ngjarjen kur nga kati i katërt i maternitetit hodhi foshnjën treditëshe nga dritarja.
29-vjeçari ka rrëfyer fillimisht se ka pasur probleme me gruan dhe më pas ndërmori aktin çnjerëzor, duke hedhur beben që sapo kishte ardhur në jetë nga dritarja. Sipas policisë, Hyseni tregoi së pari të gjithë ditën e ngjarjes, ku në fillim të ditës së hënë kishte qenë në maternitet dhe më pas ishte larguar në banesë.
Hyseni ka vijuar se është ngjitur në dhomën numër pesë të katit të katërt të maternitetit me mendje të “kthjellët”. Pasi ka shkuar atje, ka marrë foshnjën në duar dhe pas disa minutash e ka flakur nga dritarja. Para policisë ka pohuar se “e hodha fëmijën për inat të gruas me të cilën kam konflikte”. Ai është pyetur disa herë për motivin dhe fillimisht ka mohuar të ketë dyshuar për atësinë, ndërsa tregoi se kishte çrregullime mendore, madje pinte edhe qetësues që nuk i kishte konsumuar dy-tre ditë para ngjarjes.
“Kam pesë muaj që kurohem për depresion dhe gjatë kësaj kohe kam pasur konflikte me bashkëshorten. Familjarët tanë na kanë larguar nga njëri-tjetri, pasi kemi pasur sherre të vazhdueshme”, ka vijuar Hyseni, me disa luhatje në dëshmi, ndërsa hetuesit janë përpjekur të mësojnë më shumë mbi motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Disa herë 29-vjeçari është përgjigjur dhe ka përsëritur se “e hodha fëmijën për inat të gruas”, ndërsa ende dukej i zëmëruar me Luljetën.
Hysenin e kanë vizituar të tjerë hetues të Krimeve të Rënda. Pas përpjekjesh të vazhdueshme, ai ka treguar se konflikti me Luljetën kishte nisur pas dyshimeve të tij mbi atësinë e foshnjës. I arrestuari ka pretenduar se ka qenë emigrant për një kohë të gjatë dhe ende nuk e kishte kuptuar sesi kishte ngelur shtatzënë bashkëshortja e tij. Megjithatë, në disa momente, sipas policisë, 29-vjeçari, ka treguar konflikte të tjera, madje pretendoi se konfliktet ishin edhe mes familjeve të tyre, të cilat nuk kanë dashur që ky çift të ishte bashkë, duke parë probleme të vazhdueshme mes tyre. Madje, familjarët e Luljetës kanë dyshuar disa herë ndaj Hysenit, i cili nuk ka qenë i qëndrueshëm në këtë martesë.
Ndërkohë, burime nga Policia e Tiranës pohojnë se kanë përpiluar dosjen ndaj këtij personi, i cili akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, e parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, që parashikon një dënim nga 20 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm. Sipas tyre, vrasja është bërë me vetëdije, ndërsa i arrestuari do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mendore.
Babai monstër, i hutuar dhe i tronditur
Babai monstër është izoluar në Policinë e Tiranës pas aktit çnjerëzor të së hënës, ku nga kati i katërt i maternitetit “Koço Gliozheni” hodhi foshnjën e tij treditësh, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Në qelitë e paraburgimit, Hyseni shfaqet i tronditur dhe i hutuar, ndoshta për mungesën e ilaçeve të depresionit, të cilat i merrte herë pas here, por jo para ngjarjes.
Në fotot e publikuara, Hyseni duket i ngrysur në fytyrë, ndoshta i penduar për krimin që ka bërë, duke i shkaktuar vdekjen një krijese të pafajshme, e cila kishte vetëm tri ditë që kishte ardhur në jetë. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje ka mbajtur disa qëndrime, ku njëra prej tyre ka qenë pikërisht konflikti për atësinë e foshnjës, ku 29-vjeçari ka pretenduar se Luljeta mund të kishte në lidhje jashtëmartesore.
Ndërkohë, familjarët e tij kanë hedhur dyshime mbi atësinë e foshnjës, ndërsa kanë kërkuar kryerjen e ADN-së që do të përcaktojë atësinë e bebes. Përveç burrit të Luljetës, 29 vjeçarit që ende nuk dihet se sa i aftë është mendërisht, pasi ekspertiza mjekësore nuk ka dhënë përfundime, të trazuar dhe konfuzë janë edhe të afërmit e tij. Ata kanë shkuar në maternitet dhe i kanë thënë nënës së re për fëmijën “të të rrojë” e pas ngjarjes tragjike, vdekjes së djalit 3-ditësh kërkojnë ekspertizë, analizat e ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që lindi dhe vdiq pas 72 orës ishte i Hysenit apo jo. Familjarët e agresorit nuk do ta marrin nusen në shtëpi pa marrë në dorë analizat e ADN-së. Nëse këto ekzaminime do të pohojnë se fëmija ishte i Hysenit, atëherë nusja do të kthehet në shtëpi, në rast se foshnja e vdekur do të rezultojë fryt i një marrëdhënie jashtëmartesore atëherë nusja e re, nëna e një fëmije dy vjeç, nuk mund të kthehet në familjen e burrit.
Mjekët: Hyseni i solli ushqimin Luljetës, më pas qetësisht hodhi foshnjën
Punonjësit e informacionit në spitalin universitar “Koço Gliozheni” e kanë parë babanë e ri të hynte në maternitet për t’i çuar bashkëshortes ushqim. Ai ka parkuar makinën brenda qendrës, në një vend të papërshtatshëm, kryesisht në atë zonë ku mbërrijnë automjetet me urgjenca. Më pas është futur në spital duke shpjeguar se po i çon ushqimin bashkëshortes. Sipas personelit mjekësor që ka qenë i pranishëm, babai 29-vjeçar ka qenë i qetë, dhe nuk ka shfaqur shenja nervozizmi. Ka mbërritur në dhomën numër 5, atje ku mbahej e shtruar nëna e re 25-vjeçare dhe i ka kërkuar të shoqes të mbajë në dorë fëmijën. Ajo që të gjithë personelit shëndetësor i ka bërë përshtypje lidhet me mungesën e nervozizmit dhe qetësia me të cilën 29-vjeçari ka marrë beben 3-ditësh dhe e ka hedhur nga kati i katërt. Më pas ai është larguar nga dhoma dhe bashkëshortja e tij, vajza 25-vjeçare e ka ndjekur burrin e saj nëpër shkallë. Hyseni ka zbritur të katërt katet më pas ka marrë makinën dhe është larguar. Kanë qenë punonjësit e sigurisë së spitalit ata që i kanë mbajtur shënim targën dhe i kanë raportuar policisë. Menjëherë pas hedhjes së foshnjës nga kati i katërt, në tarracën e qendrës së gruas mjekët kanë vrapuar për t’i dhënë të porsalindurit ndihmën e parë. “Foshnja kishte pësuar shumë dëmtime, hemorragji të brendshme, por rrahjet e zemrës së tij ishin terminale. Ka jetuar 20 minuta, pasi ka rënë nga kati i katërt”, rrëfejnë mjekët.
Vrasja e foshnjës në maternitet
Vrasja e djalit të saj të dytë, i cili erdhi në jetë të premten ka tronditur rëndë gjendjen psikologjike te gruas se re e cila gjendet nen kujdesin e mjekeve ne reanimacionin e maternitetit “Koco Gliozheni”.
Drejtoresha e Maternitetit, Rubena Moisiu e cila eshte e tronditur per kete ngjarje tragjike dhe tregon se gruaja po mbahet nen vezhgim nga mjeket dhe psikologet
“Gruaja po mbahet me qetësues dhe antistresantë, për të qenë vetë ajo e qetë, sepse mund të pritet një gjendje psikoze dhe nga ana e nënës. Dy personelë mjekësorë i shërbejnë 24 orë gruas.Ajo ka biseduar me psikologen, por ende nuk është në gjendje shumë të kthjellët”, tha Moisiu.
Gruaja ka lindur me operacion, pasi djali peshonte 4 kilogramë e 100 gramë. Femija dhe nena gezonin shendet te mire dhe ishin vendosur ne dhomen numer 5 te pavionit te nenave qe lindin me operacion. Mbremjen e se henes, bashkeshorti i gruas se re, i cili kishte rreth nje vit ishte kthyer nga Anglia ka marre femijen ne krahe dhe e ka hedhur nga dritarja. Femija ka rene ne tarracen e Qendres se Gruas dhe ne momentet qe eshte rimarre nga infermieret është vënë re se ka patur dëmtime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i mbijetonte.
Nëna vret foshnjën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kërçovës, në Maqedoni. Një nënë 23-vjeçare ka vrarë në banesën ku jetonte vazjën e saj dymuajshe, pas një grindjeje me bashkëshortin.
23-vjeçarja thuhet se ka pasur çrregullime mendore, ndërsa foshnjën e saj e ka vrarë në dhomën e gjumit, duke e mbytur me jastëk.
Një ditë pas vrasjes, familja e ka varrosur foshnjën pa denoncuar rastin në polici dhe pa u konstatuar vdekja e fëmijës nga mjekët.
Nëna vrasëse ka pranuar veprën në polici dhe ka rrëfyer se para se ta kryente aktin makabër, përmes telefonit ka njoftuar familjen, ndërsa vrasjen e ka paralajmëruar edhe në rrjetin social Facebook.
Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor, ndërsa rasti u zbulua nga policia një ditë më parë. Vrasësja 23 vjeçe nga Kërçova, pas këtij akti ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, por ka kaluar pa deme te renda.
Top Channel