
Presidenti i Bjellorusisë shkarkoi nga detyra drejtuesit më të lartë të flotës ajrore dhe të sigurisë kufitare, pasi një avion i lehtë suedez depërtoi në hapësirën ajrore dhe lëshoi arinj pellushi që mbartnin një mesazhe paqeje.
Presidenti Alexander Lukashenko u shpreh më parë i tërbuar nga ky incident, i cili ndodhi në datën 4 korrik.
Megjithatë, vetëm një javë më parë media e censuruar në shtetin e fundit jodemokratik në Europë, pranoi realisht që ngjarja kishte ndodhur.
Lukashenko ka goditur me grusht të hekurt rivalët e tij politikë, ndërsa rizgjedhja e tij në 2010-n u shoqërua me shumë raportime për abuzime.
Në një komunikatë zyrtare gjatë së mërkurës, u komunikua se komandatin i Komitetit të Mbrojtjes Kufitare, gjeneral-majori Igor Rachkovsky dhe kryetari i flotës ajrore, gjeneral-major Dmitry Pakhmelkin, u pezulluan për dështimin në kryerjen e detyrave të tyre.
Avioni, i marë me qira nga firma suedez e marrëdhënieve me publikun, “Studio Total”, lëshoi me qindra arinj të vegjël pellushi, pranë qytetit të Ivenets dhe në periferitë e kryeqytetit Minsk.
Mjeti ajror kaloi hapësirën bjelloruse nga ana e Lituanisë.
Top Channel