Gjykata e Fierit ka dhënë të martën masën e sigurisë “arrest me burg”
për 36-vjeçarin Oltion Toro, i cili vrau me armë administratorin e
pallatit ku banonte dhe plagosi bashkëshorten e tij.

Trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg 36-vjeçarin, i cili akuzohet se ekzekutoi me një automatik duke i shkaktuar vdekjen, 65-vjeçarin Nasi Mema dhe plagosi bashkëshorten e këtij të fundit Angjelina Mema.

Ngjarja e rëndë u shënua tri ditë më parë, në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku pas një konflikti me administratorin e pallatit ku banonte, 65-vjeçarin Nasi Mema, për shkak se nuk kishte paguar prej 6 muajsh detyrimet për mirëmbajtjen e tij, 36-vjeçari OltionToro ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së çiftit Mema, duke lënë të vrarë në vend Nasi Memën dhe duke plagosur bashkëshorten e tij, Angjelina, 60 vjeçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB