
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo u ka tërhequr vëmendjen drejtuesve
të poliklinikave dhe urgjencave që në këto ditë të nxehta të jenë në
gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve sidomos të sëmurëve
kronikë, moshës së tretë dhe fëmijëve të vegjël.
Ka qene kritik, ministri i Shëndetësisë, kur u ka kërkuar respektim të orarit të punës, sidomos për bluzat e bardha që shërbejnë në orët e pasdites.
“Një porosi të veçantë është çështja e respektimit të orarit të shërbimit shëndetësor, sidomos të orarit të turnit të dytë dhe dua t’ju them që ka jo pak raste që ka ankesa qytetarësh, të cilët referojnë për mungesë të personelit shëndetësor në turnin e dytë”, tha Tavo.
Perveç masave që duhen marrë gjatë muajit gusht,Tavo u ka tërhequr vëmendjen bluzave të bardha per sa i perket etikes dhe gjuhes qe perdorin me pacientet, pasi jane konstatuar ankesa nga qytetaret.
“Duhet që të gjithë personelit mjekësor t’i tërhiqet vëmendja për mungesën e etikës ndaj qytetarëve”, tha Tavo.
Sipas ministrit të Shëndetësisë një rast i regjistruar në urgjencën e Tiranës, nuk do të tolerohet, por nderkohe i kerkon te gjithe bluzave te bardha, te jene te kujdesshem ne komunikimin me pacientet, pasi le per te deshiruar.
Top Channel