Reali i Madridit, ashtu si disa klube të tjera europiane është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizon fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ndonëse futbolli ka pësuar një rritje të dukshme në popullaritet edhe përtej Oqeanit Atlantik, amerikanët vazhdojnë të preferojnë sportet e tyre tradicionale, si regbia, bejsbolli, hokei apo basketbolli.
Në mënyrë që t’i dhuronte publikut pjesëmarrës në stërvitje spektaklin e dëshuar, edhe Reali u detyrua të përshtatej me këto preferenca.
Pas një orë e gjysmë stërvitje të lodhshme ditën e hënë, në fushë mbërritën shkopat dhe topat e bejsbollit, ndërsa futbollistët provuan aftësitë e tyre në këtë sport të papraktikuar më parë prej tyre.
Top Channel