Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka firmosur lëvizjen e parë në këtë dikaster.

Pas mëse shtatë vitesh në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm drejtuesi i pare Astrit Halilaj me urdher te ministrit te Brendshem e ka lene kete post, duke u zevendesuar nga Bashkim Shehu, i cili deri me tani mbante detyren e sekretarit te pergjithshem ne Ministrinë e Kulturës, ndersa disa vite me pare zoti Shehu ka qene i perfshire ne radhet e policise ne sektorin e Policise Rrugore.

Nuk dihet ende se ku do te caktohet me detyre Astrit Halili, nje nga drejtuesit e nje sektori te rendesishem ne policine shqiptare, sektor i cili kontrollon detyren e policise shqiptare dhe qe gjate raportit te ketij sektori per demonstraten e 21 janarit evidentoi mjaft te meta te uniformave blu gjate kryerjes se detyres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB